Rita Ora vazhdon postimet për njohjen e hartës së Kosovës: Përmend Dafina Zeqirin, Dua Lipën e Era Istrefin!

By

Ka disa ditë që yjet shqiptare si në vend si jashtë saj kanë nisur një fushatë për vendosje e hartës së Kosovës të plotë në Apple.

Dua Lipa e Rita Ora nuk po ndalen me postime të shumta, madje kjo e fundit para pak orësh ka publikuar një tjetër imazh, ku përmend yjet si Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max.

“Do doja ta shihja Apple duke shpërndarë ndërgjegjësim duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria e Kosova është e mbushur me talentë të mëdhenj dhe jam krenare me shoqet e mia të forta, gra të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë, Dashuri, Paqe dhe Bashkim sot me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max e shumë e shumë të tjerë.” – shkruan Rita Ora./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm