Pas rregullimit të marrëdhënieve me labelin Roc Nation, Rita Ora, si duket është duke iu kthyer përsëri klasifikimve botërore, shkruan prestigjiozia Mirror.
E këtë si duket Rita Ora, tenton ta arrijë duke shprehur komplet origjinalitetin e saj, duke e përfshirë kështu edhe rrymën muzikore tradicionale shqiptare.
‘Unë kam disa instrumente specifike, që e reprezentojnë nacionalitetin tim, vendin nga unë vij, dhe kështu do mundohem që t’i inkorporojë në muzikën time, në mënyrë që të jem sa më vetvetja.
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh vetvetja.Unë e cilësoj veten me fat që jam rritur në Londër, vend ky i cili dua ta shpenzojë gati gjithë kohën, mirëpo unë jam nga Evropa juglindore, kështu që në muzikën time tani do keni rastin të dëgjoni edhe pjesë nga kultura ime, për të cilin fakt jam shumë e emocionuar’. -shprehet Rita Ora në njërën nga intervistat e saja për revistën 3AM.
Rita Ora, përndryshe ka një kohë që ka filluar punën në albumin e saj të dytë, album ky i cili është përcjellur me një rrugëtim mjaft të vështirë për këtë të fundit./Prive.al/