Rita Ora pozon nudo për kalendarin ikonik “Pirelli” të vitit 2022

By

Bryan Adams fotografoi Rita Orën lakuriq në një vaskë për kalendarin ikonik “Pirelli” të vitit 2022.

Ylli rok kanadez dhe fotografi ishte ngarkuar me fotografimin e fytyrave të famshme, përfshirë Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar “On The Road”.

Dhe së bashku me zbulimin e yjeve të këtij viti “Pirelli”, ka publikuar Ritën bardhë e zi në një banjo hoteli.

Në një deklaratë për shtyp, muzikanti Bryan Adams tha: “Në rrugë është vendi ku kam qenë për 45 vitet e fundit, sepse jeta e një muzikanti përbëhet nga rrugë, udhëtime, pritje në hotele, orë në prapaskenë.”

Kalendari “Pirelli” i vitit të kaluar shënoi një epokë të re për markën, duke u larguar nga modelet tipike topless dhe xhirimet seksi në favor të një përhapjeje me temë Juliet që pa yje të tillë si Ema Watson dhe Claire Foy.

Gjithashtu në kalendar marin pjesë: Grimes, Normani, Bohan Phoenix, Iggy Pop, St. Vincent dhe Kali Uchis.

Titulli i Kalendarit “Pirelli” të vitit 2022, nga Bryan Adams është ‘On The Road’ dhe do të shfaqë disa nga talentet më të mëdhenj nga bota e muzikës, xhiruar nga Adams në Los Angeles dhe Capri.

Kalendari synon të paraqesë një udhëtim, duke bashkuar artistë të kombësive, zhanreve muzikore, moshave dhe historive profesionale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm