Rita Ora nis hetimet për të zbuluar se kush e spiunoi në polici për festën e paligjshme

By

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar këdo që ekspozoi festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes të cilën e organizoi gjatë kohës sa Mbretëria e Bashkuar ishte ende në izolim.

Këngëtarja thuhet se ka dyshime që një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për mbledhjen e saj të paligjshme në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën.

Ajo është nisur të përpiqet të identifikojë fajtorin, që sipas burimeve përfshin spiunimin e këngëtares.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave të koronavirusit në organizimin e një eventi me një turmë të madhe njerëzish./Prive.al

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm