Rita Ora thuhet se do të drejtojë ‘MTV Europe Music Awards’ kur ata të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” thuhet se është në bisedime të avancuara për të prezantuar ceremoninë e cila do të mbahet në Co-op Live Arena të Mançesterit më 10 nëntor.
Ndërsa ylli kohët e fundit shkoi në rrugë të ndara nga menaxherja e saj afatgjate dhe drejtuesja e “First Access Entertainment” Sarah Stennett, ajo tashmë po pret me padurim projekte të reja.
“Rita nuk mund të ishte më e emocionuar. Ajo është shumë e angazhuar për momentin, por dashuria e saj e parë do të jetë gjithmonë muzika, prandaj kur iu kërkua të prezantonte ceremoninë, ajo e kapi rastin”, tha një burim.
Bisedimet mes MTV-së dhe menaxhmentit të ri të Ritës janë duke vazhduar dhe ata thjesht po shikojnë detajet më të imëta.
Ceremonia do të zhvillohet më 10 nëntor.