Këtë nuk e keni ditur: Ja familja e cilës këngëtare ishte e afërt me Presidentit Rugova

By

Mbi figurën e Presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova mes tjerash edhe shumë këngëtarë kanë krijuar projekte muzikore.

Adelina Ismaili e Albërie Hadërgjonaj janë vetëm dy prej emrave që na kujtohet kur bie fjala tek mbështetja e madhe për figurën e kreut të dikurshëm të Kosovës.

Mirëpo, shumë prej jush mund të mos e keni ditur se edhe Vesa Luma bashkë me familjen ka pasur një relacion shumë të afërt.

Pak nga historia dhe kujtimet e papublikuara më herët, këngëtarja do t’i ndajë në dokumentarin mbi Rugovën i cili po përgatitet nga njeriu i afërt i tij, z. Adnan Merovci.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë fotografi me ndjekësit në rrjete sociale ku ka treguar se për dokumentarin ka shpalosur foto dhe kujtime të cilat nuk janë ditur më herët. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm