Rita Ora, ndezi mbrëmë Tiranën me performancën e saj në qendrën e kryeqytetit shqiptar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, e ftuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj performoi këngët e saj hite për audiencën aty.
E pas kësaj performance gjigante, Rita Ora ka shkuar direkt në Verona të Italisë për të tjera angazhime.
Dhe përderisa e ka dokumentuar udhëtimin e saj përmes fotografive në Instagram, është këngëtarja Enca Haxhia ajo që ka gjetur hapësirë të komentojë.
Siç duhet edhe Enca e sheh me adhurim suksesin dhe karrierën e Rita Orës, prandaj në mënyrë eksplicite i ka shkruar Ritës: “Ta ha zemrën”, duke i vendosur përkrah komentit edhe flamurin kuq e zi. /Prive.al