Rita Ora mirënjohëse ndaj prindërve: “Mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj shqip”

By

Së fundmi Rita Ora ishte edhe podkastin “The diary of a ceo”, në një episod të titulluar “I lived ëith constant anxiety”. Ajo aty foli për fillimet e jetesës në Londër dhe familjen e saj.

“Unë jam nga Prishtina, një shtet i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita në intervistën përballë Steven Bartlett.

Më pas, ylli i hitit “Shine ya light” tregoi se sa të vështira ishin fillimet e familjes si refugjatë në Angli, kur atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.

“Ishte një dhome qe na u dha neve nga Qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi – ishte më shumë si një vendstrehim i përkohshëm, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.

Më tej vazhdoi të fliste për prindërit e saj Verën dhe Besnikun. Këngëtarja tha se dyshja kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, dhe se u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa e anashkaluar edhe gjuhën e tyre amtare – shqipe.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm