Këngëtarja e famshme amerikane, duket se e ka mike shumë të mirë kosovaren Rita Ora.
Për këtë arsye ajo i ka dërguar Orës një dhuratë shumë personale.
Katy Perry i ka dërguar asaj si dhuratë një palë papuçe të linjës së fundit të sajën. Aty është edhe mbishkrimi i emrit të famshëm “Katy Perry”.
Rita Ora videon e shpalosjes së kësaj dhurate e ka publikuar në profilin e vet në Instagram, ku shprehet tejet mirënjohëse për dhuratën që i ka bërë mikja e famshme.
“Edhe pse jam pa make up, po e kthej kamerën për të të falënderuar”, ka thënë Rita drejtuar Katy Perryt nën përcjelljen e mijëra fansave të saj. /Prive.al/