Ndonëse nuk ka bërë publike se është në një marrëdhënie dashurie, thashethemet gjithnjë e mbështjellin figurën e saj të famshme lidhur me jetën personale.
Këngëtarja Rita Ora, që në fillim të këtij muaji po përflitet të jetë e lidhur me muzikantin Andrew Watts.
Romanca e tyre fillimisht u spikat në Romë, kur dyshja u pa me Watts e ulur në sheshin Piazza di Spagna, duke u përkëdhelur e puthur.
E tani Rita lë vet të hapura mëdyshjet se është në një lidhje dashurie.
Ajo të enjten ka publikuar në profilin e saj në Snapchat një fotografi, ku tregon një cantë Birkin nga Hermes, e përshkrimi që i ka vënë, e rrit kuriozitetin.
“Një bebe nga bebja ime”, ka shkruar Rita. /Prive.al