Rita Ora me urim të veçantë për motrën e saj

By

Ishte pikërisht këngëtarja me prejardhje nga Kosova e cila theu një tabu shumë të madhe duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrinte suksese ndërkombëtare.

Pavarësisht se ajo u shpërngul për në Londër qysh në moshën 1 vjeçare dhe karrierën e filloi atje asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj duke e treguar atë sa herë që i është dhënë rasti.

Talenti dhe puna e palodhshme e çuan atë në majat më të larta të skenës muzikore ndërkombëtare duke e rradhitur atë si njërën prej këngëtareve më të dashura për publikun.

E pjesë në tërë këtë sukses natyrisht se përbën edhe familja e sidomos motra e saj më e madhe Elena e cila është krahu i djatht i artistes e që çdo moment është afër saj.

Sot është ditë speciale për to pasi pikërisht Elena feston ditëlindjen e saj e urimi më i veçantë duket se sapo i erdhi nga motra e saj.

Me një foto nga fëmijëria e tyre ku ato shihen të veshura njësoj Rita zgjodhi këto fjalë që ti urojë ditën speciale personit të zemrës. /Prive.al/

“What do I do without you? God only knows. Your everything and the reason I’m me today. Every time you shout at me I know it’s because you love me ? I remember mum used to dress us up in similar clothes and I’d cry because I didn’t have on the EXACT same thing you had on and you gave me yours because that’s what big sisters do. We built this together and we will carry on forever! I’m so proud of you and everything you’ve achieved thus far. Happy birthday Sis! @elenaora ❤️????‍❤️‍?‍????

rita

Artikuj të ngjashëm