Rita Ora, mahnitëse në koleksionin e të brendshmeve (VIDEO)

By

Me punën e saj si imazh i shumë firmave të njohura në botë, Rita Ora më shumë po spikat në këtë pjesë sesa në atë primaren – muzikën.

Pasi ishte imazh i Coca-Cola, Toyota-s, Roberto Cavalli-t e i veshjeve sportive të Adidas, tashmë janë publikuar frytet e një tjetër bashkëpunimi, atë me firmën e të brendshmeve italiane Tezenis.

Koleksioni që bart Rita Orën si imazh nga sot gjendet në dyqane teksa ajo që i ka paraprirë është një insert ku këngëtarja me origjinë nga Kosova shfaqet super në formë në veshjet e Tezenis.

Ndryshe, nga rrafshi i karrierës muzikore, projektet e reja nga Rita priten shumë shpejt nga shtëpia e re diskografike që e menaxhon pas një bllokade të gjatë që i ndali hovin e suksesit sa ishte me Roc Nation. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm