Këngëtarja e famshme britanike e me origjinë shqiptare Rita Ora, sapo ka lansuar këngën e saj më të re.
Këngëtarja shfaqet në këtë klip si një yll popi, me veshje shumë ngjyrëshe e me grim ekstravagant.
Xhirimet e klipit janë bërë në Dubai, ndërsa Rita s’është larguar shumë nga stili i saj muzikor e as i pamjes unike.
Dhe në klip, ajo shfaqet pranë veturave të shtrenjta dhe sigurisht kënga flet për dashurinë!