Cheryl Cole i dërgoi një mori mesazhesh kritikuese Rita Orës duke e akuzuar atë se ishte “e papërshtatshme” me Liam Payne në TV Amerikan, zbuluan shoqet e saj.
Ish-ylli i vajzave Girls Aloud, 36 vjeçare, po përcjellte një shfaqje në shtëpi me djalin e vogël Bear kur pa Liam Payne dhe Ritën në një situatë shumë të dyshimtë.
Dyshja po performonin duetin e tyre të Fifty Shades Freed, ‘For you’, kur ata filluan të flirtonin në skenë
Cheryl e shqetësuar, e cila ishte në lidhje më Liam në atë kohë, menjëherë kapi telefonin e saj.
Ajo i tha Ritës,: “Ky është i dashuri im dhe babai i fëmijës tim me të cilin flirton – është mosrespekt. A mendoni vërtet se është e nevojshme? ”
Cheryl gjithashtu u përball me Liam rreth kimisë së çiftit në janar të vitit të kaluar.
Një shoqe e Cheryl tha: «Cheryl ishte ulur në shtëpi e vetme me një fëmijë 11 muajsh në gjumë sipër, duke shikuar të dashurin e saj në emisionin e Jimmy Fallon.
“Ajo e pa atë dhe Ritën shumë afër njëri tjetrit, dhe Rita dukej sikur po bëhej gati për një puthje. Padyshim që ishte shumë shqetësuese.
“Ajo menjëherë e kontaktoi Ritën, duke e pyetur atë se çfarë po bënte. Ajo tha se mendoi se ishte e papërshtatshme dhe në thelb i kërkoi asaj që të hiqte dorë. ”
Burimi shtoi se Rita ishte “merakosur shumë” dhe u përgjigj se asgjë nuk po ndodhte. “Ajo i tha Cheryl se nuk do të bënte një gjë të tilli në një milion vjet.”
Pesë muaj më vonë, në korrik, Cheryl dhe Liam u ndanë. Fundi i marrëdhënies dy-vjeçare nuk kishte asnjë lidhje me Ritën.
Një burim tha: “Rita dhe Cheryl kanë raporte të mira dhe nuk ka asnjë gjak të keq midis asnjë prej treshes. Ata janë të gjithë miq tani. ”