Pas arrestimit, Stresi jep lajmin e madh (FOTO)

By

Ka kaluar një kohë e gjatë që Stresi nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, reperi nga Shqipëria me sa duket është gati për këngën e re të shoqëruar me klip, e cila do të publikohet nesër.

Lajmi u bë i ditur përmes profilit të tij në Instagram, brenda të cilit Stresi ka postuar një foto duke zbuluar se “GTA” lansohet nesër.

Ky lajm vjen pak ditë pasi reperi u arrestua nga policia e Tiranës pasi u gjet duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm