Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify i takon kësaj këngëtare shqiptare

By

Pasi arriti shifrën e 100 milionë klikimeve me këngën “New Rules” dhe ngjitjes në maje të Official UK Top Charts,në kohën kur kënga u publikua ajo arriti një sukses tjetër.

Këngëtarja nga Prishtina Dua Lipa me hitin e saj të vitit 2017, zuri vendin e parë në platformën ‘online’ të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe, aso kohe.

Tani po nga e njëjta platformë, albumi i saj ‘Dua Lipa’ u shpall si albumi më i mirë i të gjitha kohërave nga një artiste femër.

‘Dua Lipa’ është albumi i vetë titulluar në studio, si album debutues për këngëtaren shqiptaro- angleze me të njëjtin emër.

Albumi u lansua në 2 qershor 2017 nga Ëarner Bros. Records. Albumi ka sjellë tetë këngë, duke përfshirë edhe këngët që hynë në TOP 40 UK – “Be the one”, “Hotter than hell”, “Bloë Your Mind (Mëah)”, “IDGAF” dhe “Neë Rules”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm