Rita Ora sipas mediave ndërkombëtare, kishte një lidhje të shkurtër me aktorin e njohur amerikan Andrew Garfield.
Por për dyshen po raportohet se janë ndarë pasi e jetuan këtë romancë të shkurtër.
35 vjecari aktor dhe Rita e cila është 28 vjecare, janë parë së pari në nëntor të vitit të kaluar dhe janë fotografuar shumë pranë njëri tjetrit.
Tani revista People ka raportuar se dyshja janë ndarë, por në anën tjetër as Andrew e as Rita asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, dhe nuk kanë folur për thashethemet e ndarjes. /Prive.al