Rita Ora flet si rrallë herë për fëmijët e bashkëshortit të saj

By

Rita Ora ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e saj me vajzat e bashkëshortit.

Taika është baba i Te, 11 vjeç dhe Matewa, shtatë vjeç, nga lidhja e tij e mëparshme.

Kur u martua me Taika-n, Rita tha: “Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin aty. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e bashkëshortit aty. Kështu që e bëmë të mundur dhe e bëmë. Dhe ishte perfekt”.

“Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin në Zoom.”

Ajo tha për Heart FM në radio: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë emër Ora. Nuk e di… nuk e kam vendosur ende.”

Ora dhe Waititi dolën publike me lidhjen e tyre pasi u lidhën për herë të parë në prill 2021, kur Ora postoi një foto të saj dhe Waititi të përqafuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm