E papritur! Këngëtari shqiptar ‘përshëndetet’ me muzikën

By

Në rreth dy vite e pak në industrinë muzikore shqiptare, ai spikati shpejt si një prej emrave të rinj më një identitet unik.

Gjesti solli shumë hite me një tempo të pandalshme.

E kur askush nuk e priste, këngëtari ka vendosur që të ‘avullohet’ për disa kohë.

Artisti ka bërë të ditur përmes një postimi se do të hyjë në një periudhë një vjeçare të pauzës nga muzika.

Përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar ndjekësit e tij, Gjesti ka bërë të ditur se as kanali me emrin e tij në Youtube nuk do të jetë më në përdorim duke cituar ‘arsye personale’.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndarje rrugësh me menaxhmentin apo të tjera shkaqe që kanë nxitur këtë shkëputje të tij të papritur nga muzika e cila ka një afat të dhënë prej tij, një vjeçar! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm