Rita Ora e thotë troç, “Nuk mund të më hiqni qafe”

By

Në moshën 16 vjeçare, Rita ndihej se ishte në maje të botës. Ajo kishte kontratë dhe po bënte muzikën në të cilën besonte. Fatkeqësisht ajo ndjenjë shumë shpejtë u zbeh. Në një takim me producentët, asaj i thanë se ishte shumë e re dhe nuk ja u mbushte syrin.

Edhe pse komentet e tyre ishin shumë konfuze, Rita vendosi që t’i përdorte si nxitje që të mos ndalej.

“Unë bëja gjithçka mundja të isha në fytyrat e secilit sepse “Ju nuk mund të më hiqni qafe, ajo s’ka për të ndodhur,’” tha ajo. Rita e futi veten në kampanja të rrobave, në shfaqje televizive, filma, muzikë për filma. “Bëra gjithçka që ata të thoshin, ‘Në rregull, si duket kjo vajzë nuk do të ikë,” tha ajo duke qeshur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm