Pak javë më parë u bë i ditur lajmi se Dua Lipa po sjell një këngë së shpejti me ish të dashurin e Rita Orës.
‘One Kiss’ mendohet të jetë titulli i projektit muzikor që Lipa do e sjellë me një prej DJ-ve më të famshëm në botë, Calvin Harris.
Ky i fundit, rreth katër vite më parë ishte në një lidhje me Ritën, nga e cila erdhën edhe disa projekte muzikore, hite atëbotë.
Por, me ndarjen, Calvin bllokoi këngët e Ritës që mbanin autorësinë e tij por duket se afërsia e Harris me Lipën ka qenë shkas që Rita të tejkalojë inatin.
Pas gati katër vitesh, ajo ka shkrirjë akujt me Harris kur e ka kujtuar këngën të cilën ia punoi ish i dashuri.
‘Urime përvjetori i katërt i ‘IWNLYD’. Calvin Harris, si fluturon koha’ – deklaron Rita në postimin e bërë.
‘Cmenduri’ – ka qenë komenti i Harris, referuar mbase kohës që ka kaluar.
Të jetë kjo lëvizje, reaksion ndaj afërsisë së fundit të Duas me Calvin? /Prive.al