Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Si doli Zana Krasniqi në garën e saj të parë politike? – Privé – Faqja Zyrtare

Si doli Zana Krasniqi në garën e saj të parë politike?

By

Ish-Missi Zana Krasniqi i hyri politikës.

Ajo befasoi shumëkë gjatë verës me këtë vendim.

Ndonëse e re në këta ujëra, ajo ishte e qartë dhe me kauzat ambientaliste, iu bashkëngjit listës së Vetëvendosjes për kryeqytetin.

Por a ia doli Zana të hyjë në Kuvendin Komunal të Prishtinës? Mesa duket, për pak jo përkundër performancës shumë të mirë!

Nga 14 këshilltarët e zgjedhur komunal të Lëvizjes Vetëvendosje, Zana nuk është në listë.

E fundit e zgjedhur ka 445 vota, teksa Zana 380 duke qenë e dyta në listën e pritjes.

Nëse lirohen dy vende dhe rrjedhimisht dy gratë e zgjedhura marrin përgjegjësi të tjera, Zanën mund ta shohim më Kuvend Komunal por përkundër këtij fakti, ajo do të vazhdojë angazhimin për kauzat në të cilat beson, siç deklaroi pak javë më parë në intervistë për Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm