Këngëtarja Rita Ora ka më shumë se kurrë arsye për t’u ndjerë krenare me nënën e saj, Verën.
Zonja Vera është bërë pjesë e kampanjës ‘Bëhu zëri im’, që mëton t’i ndihmojë gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
‘Shumë krenare me ty që përdor njohurinë dhe edukimin t’i ndihmosh gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe ato që kanë qenë me më pak fat duke mos pasur qasje në këtë kujdes. E mrekullueshme të shohësh gjithë këto gra të mrekullueshme së bashku duke punuar në këtë iniciativë’ – deklaron Rita mes tjerash në postimin e bërë.