Pasionin për muzikë nuk kishte si të mos e trashëgonte nga prindërit e tij, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, e madje që i vogël filloi të mirrej me këndim.
Por me kalimin e viteve, Plator Abazi u shkëput nga skena muzikore por mesa duket jo përjetësisht.
Para pak ditësh, ai ka regjistruar videoklipin e tij të parë me M Production tashmë si i rritur për të debutuar edhe zyrtarisht në diskografinë shqiptare.
Kënga e krijuar nga Elinel e Cricket mban titulin RIP, por do të do jetë shkurtesë për Riprezantim.
Debutimi i Platorit do të bëhet në fillim të javës tjetër.