Rina Krasniqi: Jam paragjykuar për rolin e burrit dhe të gruas në film

By

Aktorja Rina Krasniqi thotë se është paragjykuar në lidhje me rolin e saj në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, ku fillimisht luan rolin e Luanës dhe më pas vendos të bëhet burrë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Krasniqi u shpreh se ka pasur një interes të madh nga publiku për të ditur më shumë rreth filmit.

“Polemika të tjera, reagime të tjera, janë gjëra që unë nuk merrem. Sigurisht që ka pasur paragjykime, është një temë intime. Ka pasur një kërshëri jashtëzakonisht të madhe të historisë shqiptare, rrjedhimisht të Ballkanit, sepse është një histori unike. Është një kënaqësi e madhe kur arrin që këtë pjesë të historisë tënde, interesohen ta dinë më në brendësi. Publiku na ka votuar si filmi më i mirë i publikut. Mendoj se është një prej arritjeve më kryesore që mua si aktore, personalisht, më mbush shpirtërisht”, theksoi ajo.

Një sukses i radhës ishin vlerësimet që mori aktorja Rina Krasniqi së fundmi në festivalin “PriFest“.

Ajo ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”, pra dy kategoritë gjinore të festivalit të fituara nga një femër.

Artikuj të ngjashëm