Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme të zhvilluara nga Kombëtarja e Kosovës dhe skuadra për të cilën luan Werder Bremen.
Rashica u detyrua të qëndronte jashtë fushave për rreth tre javë, për shkak të lëndimeve që kishte marrë.
Lajmin për rikuperimin e futbollistit në fjalë e ka bërë të ditur trajneri i klubit Werder, Florian Kohfeldt.
Kohfeldt ka treguar se Rashica do të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme të skuadrës ndaj Leipzigut.