Rezarta Shkurta ka kujtuar kohën kur ishte 20-vjeçare, saktësisht performancën e saj në Kënga Magjike, 11 vjet më parë.
Duke postuar një video nga ajo performancë, këngëtarja nga Shqipëria zbuloi për ndjekësit e saj se një të pathënë, duke shkruar.
“20 vjeç , 11 vjet me pare dhe akoma me emocionon kjo performance, te cilen e pash ne enderr! Zgjohem ne oret e para te mengjesit, e vizatoj qe te mos e harroja dhe me pas e bera realitet tek #KengaMagjike ?
Per te gjithe ata qe se njohin boten e televizionit, per ne ska qene asgje e lehte. Vetmenaxhoheshim ne ato vite te veshtira ku nuk kishte rrjete sociale, suplemente gazetash apo youtube, madje dhe telefonin e kishim vetem per nje zile.. Punoja dhe ne gjume per te realizuar endrren time!
Eh cfare emocioni ti shohesh sot, dhe te kujtosh dhe prapaskenat, me duket sikur i rikthehem faqeve te nje ditari!”
Këngëtarja aktualisht po merret me fotografi por është goxha aktive në rrjetet sociale edhe pse jo në skenën muzikore./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BiNRwsCn2s8/?taken-by=rezartashkurta