‘Mos u nal’ e riktheu Baby G në skenën muzikore me një menaxhment të ri. Kur bëhen ndryshime të tilla, është më e vështirë të jesh e pëlqyer në treg por Baby G e konfirmoi të kundërtën.
Për rreth tre javë nga publikimi i ‘Mos u nal’ artistja ka shënuar afro 2.5 milionë shikime në YouTube, e kjo padyshim që e ka motivuar për një tjetër projekt muzikor.
Mbrëmë, Baby G ka qëndruar në studion ‘High Records’ të cilët do të realizojnë projektin e radhës për të.
Gjithçka është në fazën fillestare./Prive.al