Rikthehet në Instagram pas konfirmimit të ndarjes nga gruaja e tij (FOTO)

By

Liam Hemsworth është përsëri në Instagram.

Pasi bëri një pushim të shkurtër pasi konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Miley Cyrus, aktori u kthye në rrjetet sociale të mërkurën për të promovuar filmin e tij të ardhshëm që del të premten më 30 gusht.

“I emocionuar për të njoftuar për filmin ku kam punuar me emrin “Killerman” I cili del më 30 gusht. Jam renar për punën që kanë bërë të gjithë. Ishte një nder të punoja me Emory Cohen, Malik Bader dhe Ken Seng”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Hera e fundit që Liam ishte në Instagram ka qenë më 12 gusht kur ai edhe theu heshtjen për ndarjen nga këngëtarja 26 vjeçare.

Liam paraqiti zyrtarisht divorcin nga Miley, një javë më parë.

Artikuj të ngjashëm