Rikthehet Leonora Poloska, publikon këngën e re (VIDEO)

By

Ka disa javë që Prive ka raportuar për rikthimin e Leonora Poloskës në muzikë.

Sonte është publikuar projekti i saj i ri muzikor që është baladë e që quhet “S’ishte fat”.

Kjo këngë që e riktheu artisten pas një pauzë të gjatë, i dedikohet një dashurie të humbur dhe është e shoqëruar me një video që prezanton Leonorën në një skenë me pantallona të kaltër.

Muzika është punuar nga bashkëshorti i saj Andrin Randobrava ndërkaq teksti është shkruar nga Arsim Bunjaku.

Nëse nuk e dini, Leonora është nënë e një vajze.

Artikuj të ngjashëm