Që kur u bë nënë ajo bëri po ashtu një pauzë të gjatë me muzikën, duke u ndarë përkohësisht nga ajo.
Mirëpi Miriam Cani, e ka gjetur kohën e duhur për tu kthyer.
Në prag të festave të fundvitit, ajo ka publikuar këngën “Meteor”, një projekt i ri nga Cani, për të cilin ia paska vlejtur pritja.
Teksti i këngës, është shkruar nga bashkëshorti i saj Alban Skënderaj, i cili katoi ditë nuk e ka kursyer përkrahjen e tij për bashkëshorten, duke e quajtur edhe engjëll.
Në këtë klip, Miriami duket larg të zakonshmes, duke u paraqitur në skenat e klipit si një vepër arti. /Prive.al