Ëndrra amerikane, duket se nuk ka përfunduar ende për këngëtaren e njohur Bleona Qereti e cila po vazhdon përpjekjet e saj për një depërtim të mundshëm në skenën ndërkombëtare.
Artistja përmes Instagramit tregoi se sapo ka përfunduar një projekt për të cilin tha se ende nuk jeni gati.
E për këtë ka bashkëpunuar me disa producent mjaft të njohur të cilët përpos projektit të saj kanë punuar edhe me disa artist mjaft të njohur ndërkombtarisht.
Sidoqoftë pas një paralajmërimi kaq të madh qëndron sigurisht diçka e madhe andaj edhe pritja për produktin final do i’a vlejë. /Prive.al/