Rihanna zbulon sfidën më të madhe të shtatzënisë

By

Përderisa Rihanna vazhdon të jetojë mëmësinë, ajo po zbulon një nga surprizat më të mëdha që erdhi me lindjen.

Manjatja e markës “Fenty”, pranoi se nuk priste të vuante nga rënia e flokëve pasi u bë nënë, por ajo është mësuar të përballet me përvojën e paparashikueshme pas lindjes.

“O zot, vajzë. Kjo nuk ishte në pamflet”, tha Rihanna në një intervistë me “Refinery29”, gjatë prezantimit të saj të “Fenty Hair”.

Ajo shtoi se nuk priti që kjo të ndodhte aq shpesh, duke shtuar: “Mendova se thjesht do të ndodhte dhe do të rriteshin sërish.

“Por shkoi ky vend, pastaj ky vend, pastaj ky vend, dhe në atë pikë thashë: ‘Në rregull, mjaft është mjaft’”, përfundoi super ylli.

Artikuj të ngjashëm