Rihanna duket se nuk e ka problem të marr pjesë në festën e ditëlindjes së ish të dashurit të saj

By

Kush do ta mendonte se Drake dhe Rihanna do të shiheshin ndonjëherë prapë bashkë pas të gjithë atyre thashethemeve dhe një lidhje romantike që kurrë nuk u konfirmua.

 

Të hënën në mbrëmje, reperi I “Hotline Bling” vendosi të festojë ditëlindjen e tij para kohe me një mbledhje surprizë.

Rihanna, Drake

E! News ka mësuar se Drake dhe disa anëtarë të ekuipazhit të tij u drejtuan në klubin e natës Poppy për një natë argëtuese. Me të mbërritur atyre ju bashkua edhe mbretëresha e pop-it, Rihanna.

 

“Rihanna erdhi në party dhe qëndroi për disa orë. Ajo ishte me shoqet e saj dhe qëndroi në tavolinën e Drake ,” tha një burim.

“Ajo dhe Drake po flisnin dhe po qeshnin. Dukej si një bised shumë e këndshëme dhe dukej sikur po argëtoheshin së bashku si miq.”

Lyrica Anderson, Rihanna

Bazuar në storjet në Instagram, Hip Hop ylli, Lyrica Anderson ishte gjithashtu duke u shoqëruar me Rihanna-n.

Gjatë festimit, Drake kishte disa shishe Dom Perignon dhe Don Julio 1942 të nxjerra në tryezë së bashku me Hennessy. Ekuipazhi i tij madje urdhëroi McDonalds dhe patate të skuqura për miqtë e tij.

Lyrica Anderson, Rihanna

Mbetet të shihet se ku do ta qoj dyshen ky ribashkim.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm