Këngëtari i famshëm latin, Ricky Martin që kohë më parë deklaroi se ishte homoseksual, ka thënë që shpreson që edhe fëmijët e tij të jenë të tillë.
Martin rrëfei se ishte gay vetëm pasi i erdhën në jetë dy djemtë e tij n vitin 2008-të, Matteo dhe Valentino.
Ai ka thënë se lindja e tyre ishte një pikë kthese. Në një intervistë me Trevor Noah në fillim të këtij viti, ai kishte thënë: “I kisha fëmijët dhe më pas mendova: më duhet të rrëfehem, a do t’i gënjej këta fëmijë të bukur?”
E tani në një intervistë për ABC, Ricky ka thënë se të qenit gay e bën më të fortë dhe se shpreson që edhe fëmijët e tij të jenë homoseksualë.
“Ende nuk e di sepse fëmijët e mi janë të vegjël, por do doja që ata të ishin gay”, ka thënë Martin. /Prive.al