Eventi i mbrëmshëm i sfilatës së Valdrin Sahitit për herë të parë bëri bashkë (publikisht) në të njëjtin vend, Borën dhe Donaldin.
Dyshja ishin të ftuar në event, por çfarë bëri lajmin më të madh ishte afterparty.
Nga postimet e të pranishmëve, në kënde të ndryshme, Bora dhe Donaldi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kjo ka ndezur fansat të cilët mezi kanë pritur një sinjal publik të ribashkimit, pasi për këtë pjesë u përfol gjerë e gjatë së fundmi.
Në një reagim publik, kohë më parë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Donaldi sjelljet brenda programit i konsideroi si gabim dhe e pranoi publikisht që është në përpjekje e sipër për të përmirësuar gabimin duke i kërkuar falje për veprimet, Borës. /Prive.al