Ish çifti i famshëm, Xhensila Myretzaj dhe Bes Kallaku duket se i kanë dhënë plotësisht fund marrëdhënies së tyre.
Ani pse shumë fansa kanë sugjeruar se dyshja duhet të kthehen bashkë, si dhe kanë uruar ribashkimin e tyre, për fat të keq nuk ka kthim pas!
Ditën e sotme ish-partnerët e kanë nisur në Gjykatë ku kanë zhvilluar seancën e radhës.
Bëhet me dije se lidhet me çështjen e përpjestimit të pasurisë.
Si një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.