Në mesin e shqiptarëve ai do mbahet mend gjithmonë për diktator, për njeriun që solli komunizmin në Shqipëri.
Një e kaluar si ajo nuk është shumë për tu krenuar, ama këngëtarja Rrezarta Shkurti, me krenari i prezanton të bijës së saj gjyshin Enver Hoxha.
Përmes një videoje që ajo ka publikuar në Instagram, shihet vajza e saj, mbesa e Enver Hoxhës ku bën me gisht kah fotografia e tij dhe thotë: “Ishte gjyshi Hoxha”.
Disa vjet më parë, Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës ishte arrestuar në shtëpinë e prindërve të Rezartës në Durrës, nën dyshimin se ka drejtuar një operacion droge.
Hoxha dyshohet të kishte rol organizatori në rrjetin e narkotrafikut që sillte kokainë nga Kolumbia për ta përpunuar në laboratorin e zbuluar në Xibrakë të Elbasanit dhe për ta shitur më pas në vende të tjera të Europës.
Tash e disa vjet Rezarta po e rrit e vetme të bijën, ngase Ermali ndodhet në burg. /Prive.al