Reperi i njohur u bë më i nominuari ndonjëherë në çmimet Grammy

By

Jay Z ka arritur rekord të ri në karrierën e tij, duke u nominuar gjithsesej 83 herë në Grammy.

Reperi ka tejkaluar Quincy Jones i cili kishte 80 nominime, pasi mori tre nominime për çmimet Grammy 2022 të martën. Jay-Z fitoi një për albumin e vitit për “Donda” të Kayne West dhe dy në kategorinë e këngës më të mirë Rap, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen menjëherë pas reperit me 81 nominime, pasi ai kapi edhe dy të tjera për vitin 2022.

Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë albumin më të mirë Urban Contemporary për “Everything Is Love” në vitin 2018 dhe për katër këngët më të mira Rap, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”.

Gruaja e tij, Beyoncé, gjithashtu bëri histori me Grammy 2021 të vitit të kaluar, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.

 

 

Artikuj të ngjashëm