Të këqijat për Travis Scott si duket kanë zgjedhur të shpalosen tani.
Gjatë kësaj periudhe ai është përfolur shumë ne mediat rozë për shkak të ndarjes nga e dashura dhe nëna e vajzës së tij Kylie Jenner.
Çifti ende nuk kanë folur publikisht, por nga burime të afërta të tyre është thënë se arsyeja pse çifti po ‘pauzojnë’ nga lidhja e tyre është mos-përkushtimi i mjaftueshëm i Scott ndaj Jenner.
Gjatë një perfomance të tij live, Travis Scott shihet duke përjetuar një aksident që si duket e la më gju të thyer.
Lëndimi ndodhi gjatë natës së parë të Festivalit të Muzikës Rolling Loud në Queens, Nju Jork, kur Travis pati një rënie të keqe ndërsa performoi “Effect Butterfly.”
Këtu është një video e rrëzimit:
Travis Scott just broke his Knee at Rolling Loud 😦 and he’s still performing after this. 🐐 @RollingLoud pic.twitter.com/LwsZ1152eq
— $hari (@kingin77) October 13, 2019
“Nuk do të gënjej, mendoj se sapo kam thyer gjurin tani,” i tha Travis audiencës ndërsa ishte rrethuar nga ekuipazhi që dukeshin dukshëm të shqetësuar. “Por kjo shfaqje nuk mund të ndalet.” Duke i qëndruar pas fjalës së tij, ai përfundoi duke realizuar këngën e fundit dhe u tha audiencës: “Asgjë nuk mund ta ndalë kurrë këtë shfaqje.”
Travis Scott legitimately believes he broke his knee right now at Rolling Loud but refuses to let the show stop 🥺
pic.twitter.com/CTRGbb1jfv— LA FLAME FANPAGE 🎠 (@bathingrage) October 13, 2019
Burimi: Cosmopolitan.com