Reperi me famë botërore por me prejardhje shqiptare, Action Bronson apo Arian Arslani, ka një problem me shëndetin.
Ai ka telashe me me miniskusin në gjurin e tij të djathtë dhe i duhet që të kujdeset për shëndetin e tij.
Në profilin e tij në Tëitter, Bronson shkruan se do i duhet t’i anulojë turnetë e tij në Europë sepse për 6-të javë nuk do të jetë në gjendje të bëjë muzikë.
“Më duhet të jem i gatshëm të paktën të eci, sepse kështu nuk jam për askë”, ka shkruar ai.
Por Bronson ishte paraparë të merrte pjesë në koncertin e “Sunny Hill” të organizuar nga Dua Lipa në Prishtinë, por pas këtij lajmi pjesëmarrja e tij mbetet e pasigurt. /Prive.al