Reperi i njohur i thotë JO kombëtares së Kosovës!

By

Me Kosovën që tashmë po merr dalëngadaë njohje ndërkombëtare në fusha të ndryshme, edhe debatet dhe polemikat shtohen.

Një ndër temat më të nxehta ka qenë ajo e Përfaqësueses apo Kombëtares së Kosovës në futboll.

Mendimin e tij karshi kësaj çështjeje, e ka shprehur haptazi reperi Genc Prelvukaj në një postim në rrjete sociale.

Ai ka zbuluar bisedën me një faqe që ekipit kosovar i jep termin e kombëtares e cila kërkon ndihmë për rritjen e ndjekësve.

Në  të, Genci ka refuzuar t’i ofroj ndihmë për faktin se sipas tij, duhet quajtur Përfaqësuese dhe jo Kombëtare. ‘T’i thuash kombëtare, ik hup anena’ – ka shkruar ai.

Reperi i njohur nga Mali i Zi krenarinë e të qenurit shqiptar nuk e ka fshehur pothuajse asnjëherë duke gravuar motive kombëtare edhe në trupin e tij si tatuazh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm