Të martën në mbrëmje, reperi Bushido bëri publike në Instagram infektimin me COVID-19.
Reperi nga Berlini, Bushido, emri i vërtetë i të cilit është Anis Ferchichi, edhe pse i kujdesshëm me të gjitha masat, rezultoi pozitiv për virusin vdekjeprurës.
“Edhe pse i mora shumë seriozisht të gjitha masat, sot mora një test pozitiv të koronës”, shkruan artisti në llogarinë e tij në Instagram.
Ai tha se po vuan nga simptomat e virusi, dhe paralajmëron të gjithë që të bëjnë kujdes, dhe të kujdesen për familjet e tyre. /Prive.al