Reperi Fetty Wap tashmë është beqar pasi edhe zyrtarisht është ndarë nga bashkëshortja e tij, Leandra Gonzales.
Ish-bashkëshortja e reperit e kishte iniciuar kërkesën për shkurorëzim në muajin mars, pasi ajo kishte thënë se reperi ka bërë abuzim psikik ndaj saj një muaj pasi ishin martuar në Toronto.
Po ashtu, ajo e ka akuzuar reperin edhe për tradhti bashkëshortore gjë e cila ishte e mjaftueshme për të kërkuar ndarjen nga ai, shkruan TMZ.
Reperi dhe Leandra kanë nënshkruar divorcin edhe në gjykatë me 4 shtator, ata ishin martuar më 3 gusht të vitit 2019 dhe martesa e tyre zgjati pak më shumë se një vit, meqenëse ata nuk kanë fëmijë edhe procedurat e divorcit janë kryer më shpejt.