Reperi i njohur gjerman Zuna, që u bë i njohur për publikun shqiptar për shoqërinë dhe bashkëpunimet me Loredanën, nisi një aksion humanitar për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.
Zuna njoftoi se 600 familje në nevojë në Kosovë do të ndihmohen me gjëra ushqimore dhe 25 tonë miell.
Këtë nismë ai e mori për nderë të menaxherit të tij të ndjerë Sefa Kaya, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në Prishtinë, vitin e kaluar.
Lajmin e bëri të ditur në postimet e tij në Instagram. /Prive.al