Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka nisur pushimet me familjen e saj në njërin prej resorteve turistike të Turqisë.
E shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj e vogël Riola Hamzaj, këngëtarja i ka dhënë fund sezonit të dasmave, për t’i bërë vend relaksit pas një maratone mbrëmjesh pranë muzikës e publikut.
Por ajo që bie shumë në sy në fotografinë e publikuar na Remzia në Instagram, është se Riola e bija e saj, është një kopje e së ëmës.
Me tu rritur ka filluar t’i ngjajë kokë e këmbë këngëtares, ngase të gjitha tiparet e fytyrës së saj, janë tej mase të ngjashme me ato të Remzies. /Prive.al