Në mesnatë, Dhurata Dora dhe Azet publikuan bashkëpunimin e tyre të ri.
Pas “Lass Los”, mbrëmë erdhi “Fajet”, projekt i cili edhe pa u publikuar mori dhenë në rrjet duke lënë të kuptohet se do jetë një prej hiteve të pakontestueshme të verës.
E siç pritej, edhe ndodhi.
Ky projekt muzikor ka “shpërthyer” rrjetin duke numëruar mbi 1 milion e 300 mijë shikime në vetëm 19 orë nga publikimi.
Një rekord absolut që premton se do e shpiejë këtë këngë në dhjetra, në mos qindra miliona klikime. /Prive.al