Ka tash e disa muaj që përflitet për një shtatzëni të Gëzimes, rejes së këngëtares Remzie Osmani.
Në fund të Tetorit, lajmin e konfirmoi edhe vetë këngëtarja e cila për herë të parë pranoi se po bëhet gjyshe.
Mirëpo, përgjatë gjithë kësaj kohe, vetë Gëzimja është treguar e kujdesshme që të mos ekspozojë shumë nga kjo pjesë duke preferuar që muajt e parë t’i kalojë larg syrit të publikut.
E sot, bukuroshja ka ndryshuar kurs duke postuar një fotografi që konfirmon shtatzëninë pak muaj pas martesës me personin e zemrës, Hamzain.
S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë shtatzëni të lehtë përgjatë muajve të mbetur në vazhdim. /Prive.al