Që prej raportimit nga burime të sigurta të Prive.al mbi lidhjen e djalit të Presidentit Thaci, Endritit, ky i fundit është shndërruar në trendin e ri të portaleve.
Lidhje e pa lidhje, Endriti po qarkullon në baza ditore dy-tre herë me artikuj të ndryshëm që përpilohen pa ndonjë kuptim apo kriter gazetaresk.
Në mesin e këtij vrulli, u tha se ai ka nisur gjoja një lidhje me një tjetër bukuroshe, Suzana Tahiri madje u publikuan edhe disa ‘biseda’.
Kjo ka bërë që e apostrofuara të reagojë duke u shprehur me një shkrim të gjatë në rrjete sociale ku pranon afeksionin ndaj PDK-së por në asnjë mënyrë lidhjen me Endritin i cili nuk ka mohuar asgjë nga raportimi i sigurtë i Prive.al për relacionin me Drita Stubllën.
Më poshtë postimi i Suzana Tahirit:
Media më e madhe shqiptare në Ballkan, e pasuar edhe nga disa portale të tjera, ka transmetuar një lajm për një lidhjen time me djalin e presidentit Thaçi.
Shkas për shkrimin ishte bërë një dialog mes meje dhe djalit të presidentit, që në fakt ishte një bisedë e trilluar hakerash dhe një komunikim i drejtpërdrejtë me një prej personazheve të cituar do të treste edhe mjegullën e së pavërtetës.
Kuptohet se është një shkrim i pavërtetë dhe këtë më mirë se kushdo e di personi i prekur prej tij. Natyrisht se nuk kam ndërmend të përgënjeshtroj asgjë, madje duke iu refruar një gruaja të madhe shqiptare, Shën Terezës, do thosha se i kam falur.