Edhe Unikkatili në përkrahje të Ramushit

By

Arrestimi i politikanit Ramush Haradinaj dy ditë më parë në Francë zgjoi shumë reagime dhe pakënaqësi në mesin e fytyrave publike e shoqërisë civile.

Në këtë ngjarje nuk kishin si të mos përfshiheshin dhe artistët tanë e në përkrahje të Haradinajt u rendit dhe një ndër reperët më të dashur për publikun.

Reperi Unikkatil sapo ka publikuar një fotografi të Ramush Haradinaj përballë ish liderit të Listës Serbe, Aleksandar Jablanoviq nën mbishkrimin: ‘I’m Rambo’

Edhe pse jo shumë aktiv në rrjete sociale, atëherë kur është nevoja e kur ka çështje madhore, Unikkatili duket se nuk harron vendin dhe jep përkrahje dhe pse qindra kilometra larg. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm